Pasi iu bllokuan xhirollogaritë bankare, KRM “Pastrimi” në Prishtinë paralajmëronë grevë

Prishtina

Pasi iu bllokuan xhirollogaritë bankare, KRM “Pastrimi” në Prishtinë paralajmëronë grevë

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

KRM “Pastrimi” SH.A- Prishtinë në një komunikatë për media kanë paralajmëruar që do të mbajnë grevë, pasi u janë bllokuar xhirollogaritë bankare.

Asosacioni PAMKOS, ka kërkuar prej institucioneve përgjegjëse që menjëherë të zhbllokohen xhirollogaritë e KRM “Pastrimi” SH.A Prishtinë.

Komunikata e plotë:

Përkundër sfidave të mëdha financiare dhe kushteve të vështira të operimit, sot kompanisë regjionale të mbeturinave KRM “Pastrimi” SH.A Prishtinë i janë bllokuar xhirollogaritë Bankare ne Bankën për Biznes dhe Banken Ekonomike me të cilat kryen shërbime bankare. E indinjuar prej situatës së krijuar si rezultat i mospërditësimit te të dhënave nga Banka Ekonomike dhe Banka Private për Biznes, Asociacioni PAMKOS kërkon prej institucioneve përgjegjëse dhe menaxhmentit të institucioneve bankare që të adresohet me prioritet kjo çeshtje dhe të zhbllokohen menjëherë xhirollogaritë e KRM “Pastrimi” SH.A Prishtinë duke marrë në konsideratë faktin që dokumentacioni dhe kërkesa në Ministrinë e Tregtisë konkretisht në ARBK për përditësim është dorëzuar me kohë prej anës së KRM “Pastrimi” SH.A Prishtinë.Përmes njoftimit publik prej KRM “Pastrimi” Prishtinë, në rast se nuk merret në konsideratë kjo çeshtje dhe të bëhet zhbllokimi i xhirollogarive bankare në këto banka brenda ditës së sotme, si rezultat i së cilës nuk mund të bëhet ekzekutimi i pagave për punëtorët e Kompanisë “Pastrimi” atëhere nga dita e nesërme me dt. 02.02.2021 kompania do të ndërpresë shërbimin e grumbullimit dhe largimit te mbeturinave po ashtu punëtorët e kësaj kompanie do të hyjnë në grevë.“Eshtë me rëndësi që byrokracitë administrative të mos penalizojnë operimin e ndërrmarrjeve publike të bartjes dhe largimit të mbeturinave. Nëse nuk merren masat e menjëhershme për zhbllokimin e llogarive bankare të KRM “Pastrimi” SH.A Prishtinë, mbeten pa paga rreth 700 punëtorë të kësaj kompanive dhe greva e paralajmëruar sjell pasoja në ruajtjen e shëndetit publik si efekt i moskryerjes së rregullt të shërbimit të largimit të mbeturinave”- thekson në fund Asociacioni PAMKOS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat