Shpend Ahmeti flet pas kritikave për gjendjen e rrugëve në ditën e zgjedhjeve

Prishtina

Shpend Ahmeti flet pas kritikave për gjendjen e rrugëve në ditën e zgjedhjeve

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 10:39
Shpend Ahmeti

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur sot pas kritikave të qytetarëve për gjendjen e rrugëve në ditën e zgjedhjeve, më 14 shkurt.

Ai tha se natën para zgjedhjeve dhe ditën e 14 shkurtit kanë qenë të angazhuar për pastrimin e borës sepse është dashtë të dërgohen fletëvotimet edhe nëpër fshatra.

“Kemi qenë të angazhuar për pastrimin e borës sepse është dashtë të dërgohen fletëvotimet nëpër fshatra… ka ra tepër shumë borë sepse e ditshim që menjëherë kanë me thanë nuk i pastruan apo keni dashtë mos me votu”.

Ahmeti tha se nuk ka pas asnjë qendër që është vonuar në Prishtinë.

“Edhe në fakt secili qytetar që ka dasht me votu ka mujt me votu”, u shpreh Ahmeti.

Kreu i Prishtinës tha se edhe në vendet evropiane qytetarët ankohen për të tilla çështje dhe kjo sipas tij nuk ka të bëjë vetëm me Prishtinën.

“I kemi borën 2200 rrugë dhe nuk mundemi për 30 minuta të gjitha me i pastru. Kripën nuk mundsh me hedh kur temperaturat janë minus”, tha Ahmeti. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat