Ndërprehet bojkoti në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës!

Prishtina

Ndërprehet bojkoti në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës!

Më: 10 mars 2021 Në ora: 18:08
Pamje nga takimi

Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës, ka marrë vendim sot që të NDËRPREHET BOJKOTI në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe në përfaqësimet e avokatëve në Policinë e Kosovës sipas kompetecës së këtyre prokurorive.

Ndërprerja e bojkotit është bërë pasi që paraprakisht, Kryetari i OAK-së, z. Behar Ejupi së bashku me Nënkryetarin z. Naim Rudari, zhvilluan takime me Kryesuesin e KPK-së z. Jetish Maloku dhe bashkëpunëtoret e tij, kështu duke arritur marrëveshje për eliminimin e pengesave të qasjes së avokatëve në objektet e sistemit prokurorial.

Pas disa takimeve Kryetari Ejupi së bashku me Kryesuesin Maloku arritën dakordimin ashtu që KPK sot me datë 10 Mars 2021 ka hartuar një udhëzim të veçantë për qasjen e Avokatëve në objektet e sistemit prokurorial të Kosovës, i cili udhëzim është aprovuar sot nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Udhëzimi në fjalë përcakton qasjen e avokatëve në objektet e sistemit prokurorial në nivel Republike, në atë mënyrë që nuk cënohet dinjiteti i avokatit ndërsa në anën tjetër respektohen procedurat e sigurisë së objekteve të sistemit prokurorial.

Gjatë këtyre takimeve u diskutuan edhe një sërë çështjesh tjera që prekin interesin e drejtpërdrejtë të avokatëve dhe se së shpejti, do të punohet në koordinim të ngushtë me KPK për zgjidhjen e të gjitha çështjeve që janë në interes të të dy institucioneve por edhe në të mirë të sistemit të drejtësisë në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat