“Traumë, jo lojë”, të mërkurën protestojnë gjimnazet në Prishtinë pas sulmit seksual ndaj të miturës

Prishtina

“Traumë, jo lojë”, të mërkurën protestojnë gjimnazet në Prishtinë pas sulmit seksual ndaj të miturës

Më: 16 maj 2021 Në ora: 20:51
Prishtinë

Pas raportimit për sulm seksual ndaj një të miture në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, tre gjimnazet kryesore në kryeqytet do të mbajnë marsh protestues.

Marshi do mbahet të mërkurën nga ora 14:30, duke filluar nga Sheshi Zahir Pajaziti dhe duke marshuar deri tek ndërtesa e Komunës së Prishtinës.

Njoftimi u bë i ditur përmes një komunikate dërguar mediave.

Komunikata e plotë:

TRAUMË, JO LOJË

Të dashur gjimnazistë, filloristë, shokë e shoqe, media, qytetarë te Prishtinës.

Pas lajmit të djeshëm, qe tronditi të gjithë prej nesh, për rastin e ngacmimit seksual të një të miture, nga dy të mitur te tjere, te gjithë nxënës të shkollës “Faik Konica”, si nxënës te tri Gjimnazeve kryesore të qytetit, “Sami Frashëri”, “Xhevdet Doda, dhe “Ahmet Gashi”, kemi vendosur që te mërkurën të organizojmë marshin protestues “TRAUMË, JO LOJË”, me pikëtakim tek sheshi “Zahir Pajaziti – Grandi, dhe marshim deri tek sheshi i Përmendores, tek ndërtesa e Komunës se Prishtinës.

Videoja e djeshme, shperfaq nivelin e ulët në të cilin kemi rënë si shoqëeri, dhe nevojën e lartë që shoqëria jonë e ka për ngritjen e vetdijësimit ne raport me fenomenin e ngacmimeve seksuale.

Të mërkurën, në 14:30, nxënes të dashur e gjimnazistë te Prishtinës, vajza e gra të qytetit tonë, qytetarë e media të nderuara, PROTESTOJMË SË BASHKU TE SHESHI “ZAHIR PAJAZITI”, me distancë dhe maska, duke respektuar rregullat e pandemisë.

Protestojmë për vajzat dhe gratë tona, për motrat dhe nënat tona, protestojmë sepse është “TRAUME, JO LOJË”.

Faleminderit.

Kryetari i Rinise Shkollore te Gjimnazit “Sami Frasheri” – Ene Aliu

Kryetari i Rinise Shkollore te Gjimnazit “Ahmet Gashi” – Ismet Krasniqi

Perfaqesuese e Rinise shkollore te  Gjimnazit “Xhevdet Doda” – Lendina Balaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat