Ahmeti i reagon Manastirit të Deçanit për akuzat që ai inicioi aksionet në objektin e kishës

Prishtina

Ahmeti i reagon Manastirit të Deçanit për akuzat që ai inicioi aksionet në objektin e kishës

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 23:13
Shpend Ahmeti

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka mohuar pohimet e bëra në llogarinë e Manastirit të Deçanit në Twitter që ai i ka iniciuar aksionet e bëra sot dhe dje në objektin e Kishës Ortodokse Serbe.

“Thjesht e pavërtetë. Pse duhet të shpërndani gënjeshtra?”, ka shkruar Ahmeti në Twitter duke shpërndarë fotografinë që përmbante postimin e llogarisë së Manastirit të Deçanit.

“Sipas medieve shqiptare të Kosovës, aktet e vandalizmit në Kishën Ortodokse Serbe në qendër të Prishtinës ku janë bërë grafite blasfemike janë kryer nga studentë aktivistë të inkurajuar nga kryebashkiaku Shpend Ahmeti, një bashkëpunëtor politik i kryeministrit të Kosovës, Kurti”, thuhet në postimin e Manastirit të Deçanit në Serbi.

Gjatë ditës së sotme PSD-ja por edhe studentët kanë realizuar aksione në këtë objekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat