Nis dezinsektimi hapësinor në Prishtinë

Prishtina

Nis dezinsektimi hapësinor në Prishtinë

Nga: A.SH Më: 13 qershor 2021 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Nga 14 qershori fillon dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Këtë e bëri të ditur kryetari Shpend Ahmeti, duke shtuar se për 6 mbrëmje rresht do të dezinsektohen lagjet e ndryshme të zonës urbane e rurale të Prishtinës.

Postimi në Facebook:

Nesër, e Hënë, 14 Qershor fillon dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Për 6 mbrëmje rresht do të dezinsektohen lagjet e ndryshme të zonës urbane e rurale të Prishtinës.

Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me ju, qytetarët, do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv.

Ju falemnderit paraprakisht!

#prishtina

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat