Një grafit me mbishkrimin “ANTIFA” është shfaqur mbi një tabelë informuese në parkun e Taukbahçes në Prishtinë.
Analisti Artan Nimani ka publikuar pamjen e grafitit, i cili lidhet me lëvizjen antifashiste dhe kundërshtimin e racizmit, fashizmit dhe ekstremizmit.
Mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një shprehje individuale apo për një mesazh të vendosur nga ndonjë grup i organizuar.
Postimi i plotë:
Grafiti “ANTIFA” në zemër të Prishtinës
Një grafit me mbishkrimin “ANTIFA” është shfaqur mbi një tabelë informuese në parkun e Taukbahçes në Prishtinë. Ky simbol, që lidhet me idenë e antifashizmit dhe kundërshtimit të racizmit, fashizmit dhe ekstremizmit, rikthen në vëmendje praninë e mesazheve politike dhe ideologjike në hapësirat publike të kryeqytetit.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ky mbishkrim është thjesht një shprehje individuale apo sinjal i ndonjë grupi të organizuar.