Daut Haradinaj vizitë bizneseve në Prishtinë: Do të përkrahen të rinjtë që kanë ide kreative

Prishtina

Daut Haradinaj vizitë bizneseve në Prishtinë: Do të përkrahen të rinjtë që kanë ide kreative

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 13:17
Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj në vazhdën e vizitave nëpër biznese në Kryeqytet, sot ka vizituar Agrando Sh.p.k, kompani kjo e cila fushëveprimtarinë e saj e ka në shitjen e produkteve bujqësore në Evropë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se është kënaqësi kur sheh ndërmarrës të rinj në Kryeqytet të cilët tregojnë sukses me bizneset e tyre.

“Kënaqësi të shoh se si ndërmarrës të rinj të Kryeqytetit po tregojnë sukses të jashtëzakonshëm me bizneset e tyre. Sot vizitova Agrando Sh.p.k, një biznes, që si fushëveprimtari ekonomike ka shitjen e produkteve bujqësore në Evropë, kryesisht në Gjermani, Austri dhe Francë, me theks te veçantë, digjitalizimin e tregtisë bujqësore në të gjithë Evropën, ku angazhohen për treg të qëndrueshëm bujqësor në të cilin pjesëmarrësit në treg mund të bëjnë biznes me njëri tjetrin në mënyrë më efikase dhe me sukses”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se Agrando është histori suksesi, e cila ka 90 punëtorë dhe me pagë mbi mesataren në Kosovë. “Me një staf prej 90 punëtorëve, ku paga është mbi mesataren në Kosovë, dhe me planifikim që deri në vitin 2025 numri i punëtorëve të rritet deri në 450, Agrando është histori suksesi dhe shembull i mirë për të rinjtë tanë që me ide kreative edhe në vendin tonë suksesi është i mundur”, është shprehur Daut Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat