Shpend Ahmeti njofton për anulimin e një koncertit, qytetarët i kërkojnë t’i shikojë rrugët e vërshuara

Prishtina

Shpend Ahmeti njofton për anulimin e një koncertit, qytetarët i kërkojnë t’i shikojë rrugët e vërshuara

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 19:51
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se edhe sonte për shkak të reshjeve të shiut, përformanca e Ylli Megi anulohet dhe zhvendoset për një datë tjetër.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se programi kulturor në kuadër të Akull n'Verë do të vazhdojë.

Ndërkohë, qytetarët i kanë kërkuar të kujdeset për rrugët e vërshuara pas shiut në qytet dhe fshatra për rreth.

Madje, i kanë dërguar edhe video, ku sheshi, konkretisht vendi ku mbahen aktivitetet për “Akull n’Verë”, shihet në një gjendje e vështirë pas reshjeve të shiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat