Bejta: Do t`i gjejmë zgjidhjet më të mira për problemet në Komunën e Prishtinës

Prishtina

Bejta: Do t`i gjejmë zgjidhjet më të mira për problemet në Komunën e Prishtinës

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 15:35
Fiknete Bejta

Asambleistja e pavarur në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fiknete Bejta, e konsideron të rëndësishme që t`u jepet epilog disa problemeve të cilat i shqetësojnë qytetarët.

Në një postim në Facebook, ajo ka përmendur tri çështje të cilat duhet të trajtohen me prioritet në komunën e Prishtinës, siç janë orari i furnizimit të dyqaneve, orari i mbledhjes së mbeturinave dhe zhurma.

“Orari i furnizimit të dyqaneve, orari i mbledhjes së mbeturinave dhe problemi i zhurmës janë tri çështje që duhet të marrin një epilog. Duhet t’i trajtojmë këto probleme duke gjetë zgjidhjet më të mira por duke mos dëmtuar asnjë palë në këto raste”, ka shkruar Bejta në Facebook.

Kujtojmë, më 17 tetor të këtij viti do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat