Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje me MCC për matësit e ngrohjes që kap shifrën 10 milionë euro

Prishtina

Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje me MCC për matësit e ngrohjes që kap shifrën 10 milionë euro

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 18:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar sot marrëveshje me MCC për matësit e ngrohjes.

Kjo është bërë e ditur nga kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ky projekt bashkë- financues arrin shifrën rreth 10 milionë euro.

Projekti do nis së nga dhjetori/ janari sipas Ahmetit dhe përmes këtij projekti do mundësohet kursimi i 25 për qind të kapaciteteve dhe kyçjeve të reja.

Sot nënshkruam marrëveshjen me MCC për matësit e ngrohjes që si bashkëfinancim arrin shifrën rreth 10 milion Euro. Në dhjetor/janar fillon instalimi i matësve në ekonomitë familjare. Klientët e Termokos do të kenë mundësinë të kontrollojnë ngrohjen dhe do të paguajnë aq sa harxhojnë. Kjo mundëson kursimin e 25 për qind të kapaciteteve dhe kyçje të reja”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka falënderuar MCC, Qeverinë dhe Popullin Amerikan për ndihmën që direkt ndikon në cilësinë e jetës së Prishtinasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat