​Uran Ismaili nis aktivitetin 24-orësh, do të takohet me qytetarë nëpër Prishtinë

Prishtina

​Uran Ismaili nis aktivitetin 24-orësh, do të takohet me qytetarë nëpër Prishtinë

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 09:15
Uran Ismaili

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka nisur sot aktivitet 24-orësh, periudhë kjo ku vazhdimisht do të takojë qytetarët nëpër kryeqytet.

Ismaili në një konferencë për media tha se gjithë këtë po e bënë pasi që është i bindur se kryeqyteti meriton një kryetar komune i cili është 100 përqind i përkushtuar për të rregulluar problemet e qytetarëve.

"Ajo që i duhet Prishtinës nuk është vetëm ndërrimi i qeverisjes lokale, por ndryshimet rrënjësore. Kemi zhvilluar një program vizionar për një qytet te pastër e te sigurt. Kemi realizuar gjëra të arritshme për lagjet tona. Sot po filloj një aktivitet 24 orësh me qytetarët e këtij qyteti.

Për mua nuk ka mënyrë tjetër për të bëre transformimin e qytetit. Kjo është arsyeja pse unë kam dhënë dorëheqje nga detyra e deputetit. Qytetarët nuk meritojnë asgjë më pak sesa një kryetar komune që është 100 përqind i përkushtuar në zgjidhjen e problemeve të tyre. Në 24 orët e ardhshme do të takoj përfaqësues të institucioneve publike, banorë të lagjeve të ndryshme e të njihem për problemet e tyre. Po, do të kem takime ditën e natën", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat