Më pak se 29 për qind e qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar deri tani në Prishtinë

Prishtina

Më pak se 29 për qind e qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar deri tani në Prishtinë

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale.

Deri në orën 16:00 në vend kanë votuar 26,89 për qind apo 506 mijë e 997 qytetarë.

Ndërsa, në kryeqytet deri në orën 16:00 kanë votuar 28,45 për qind apo 55 mijë e 747 qytetarë me të drejtë vote.

Komunat me shumicë serbe edhe më tej po prijnë sa i përket shfrytëzimit të drejtës për të votuar.

Në komunën e Zveçanit deri tani kanë votuar 56.91 për qind apo 3 mijë e 915 qytetarë, në Mitrovicën e Veriut kanë votuar 55,03 për qind apo 9 mijë e 751, në komunën e Ranillugit kanë votuar 40,68 për qind apo 1 mijë e 987 qytetarë, në Partesh kanë votuar 36,30 për qind apo 1 mijë e 662, në Kllokot kanë votuar 37.50 për qind apo 1 mijë e 378 qytetarë.

Ndërsa, në Prizren kanë votuar 20 mijë e 81 për qind apo 36 mijë e 78 qytetarë, në Ferizaj 25,65 për qind apo 28 mijë e 720 qytetarë, në Gjakovë 24,32 për qind apo 27 mijë e 517 qytetarë, në Gjilan kanë votuar 26,58 për qind apo 26 mijë e 866 qytetarë, në Mitrovicën e Jugut kanë votuar 24,95 për qind apo 19 mijë e 601 qytetarë dhe në Pejë kanë votuar 23,14 për qind apo 25 mijë e 236 qytetarë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat