Krasniqi: Uran Ismaili është fituesi i zemrave dhe i respektit të qytetarëve të Prishtinës

Prishtina

Krasniqi: Uran Ismaili është fituesi i zemrave dhe i respektit të qytetarëve të Prishtinës

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 16:32
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkruar se Uran Ismaili është fituesi i zemrave dhe respektit të qytetarëve të Prishtinës, duke thënë se është bërë bërë model për të ardhmen.

Krasniqi tutje shkruan se Ismaili i ka dhënë Prishtinës, zemër dhe dashni, duke frymëzuar mijëra qytetarë.

Postimi i plotë:

Uran Ismaili gjithmonë e ka dashur me zemër Prishtinën. Në këto zgjedhje ai i dha kryeqytetit zemër dhe dashni, duke frymëzuar mijëra qytetarë, për ta parë Prishtinën jo vetëm si komunë, por si shtëpi, si mundësi e si të ardhme.

Me vullnetin e tij të madh, ai ka rrezatuar lidhjen që i duhet qytetit me politikën, ku që të dyja janë në funksion të qytetarit. Ai është fituesi i zemrave dhe respektit të qytetarëve të Prishtinës, duke u bërë model për të ardhmen që ne do ta ndërtojmë, sepse vërtetë Urani na dëshmoi se Prishtina na bashkon.

Falemnderit Uran që i dhe shpirt e ngjyra qytetit tonë! 💙

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat