Prishtinasit u vaksinuan në shesh, por kur pritet që e njëjta gjë të ndodh në komunat e tjera?

Prishtina

Prishtinasit u vaksinuan në shesh, por kur pritet që e njëjta gjë të ndodh në komunat e tjera?

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Vaksinën antiCOVID-19 qytetarët e Prishtinës tri ditë më parë patën mundësi ta marrin në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u vaksinuar kundër COVID-19, si rrugën më të sigurt për parandalimin e infektimit nga COVID-19.

Kjo ministri ka thënë që në fazat e mëtejme do të ketë një tranzicion të qendrave të vaksinimit nga ato ku janë aktualisht.

“Ëshët në finalizim e sipër përditësimi i vaksinimit lidhur me COVID-19 që nënkupton që në fazat e metejme do të ketë një tranzicion të qendrave të vaksinimit nga ato ku janë aktualisht, në hapësira të QKMF-ve apo qendrave që komunat i vlerësojnë të përshtatshme, pasiqë një pjesë e madhe e popullatës është vaksinuar”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Ministria e Shëndetësisë i tha Klankosova.tv. se organizime të ngjashme priten edhe në komuna të tjera të vendit.

“Vaksinimi përveç në qendrat e vaksinimit, do të bëhet sipas nevojës edhe në qendra apo lokacione të ndryshme. Sigurisht që përveç Prishtinës, organizime të ngjashme priten edhe në komuna të tjera”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

Tutje, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se kjo do të ndodh varësisht prej organzimit dhe kërkesave.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat