'Verë n’Dimër' nis me 1 dhjetor, ja numri i bizneseve që do të operojnë në sheshin e Prishtinës

Prishtina

'Verë n’Dimër' nis me 1 dhjetor, ja numri i bizneseve që do të operojnë në sheshin e Prishtinës

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Për herë të shtatë pritet të organizohet festivali Verë n’Dimër në sheshet e Prishtinës.

Tashmë shtëpizat e drurit janë të vendosura në sheshin ‘Skënderbeu’ të kryeqytetit dhe është duke u punuar që të jenë të gatshme për shërbimin e verës së ngrohtë dhe pijeve e ushqimeve të tjera duke sjell ngrohtësi dhe atmosferë festive gjatë festave të fundvitit.

Ndonëse mungoi një organizim i tillë në vitet e kaluar për arsye të pandemisë së COVID-19, në këtë vit shtëpizat u vendosën rreth një muaj më herët për të qenë gati më 1 dhjetor.

Në një përgjigje, Komuna e Prishtinës bëri të ditur se festivali i Verë n’Dimër do të nis nga data 1 deri më 31 dhjetor.

‘Po shtëpizat janë vendosur dhe pritet të jenë funksionale nga 01 deri më 31 dhjetor’, u tha në përgjigjen e Komunës së Prishtinës.

Dallim me organizimin e festivalit ‘Verë n’Dimër në vitin 2019 ku numri i shtëpizave arriti deri mbi 40 sosh në këtë vit do të jenë me një numër më të kufizuar.

‘Numri i shtëpizave për bizneset që do të marrin pjesë do të jenë 26 gjithsej’, u tha në përgjigjen e Komunës së Prishtinës për Demokracia.com

Ndërsa përveç shtëpizave në sheshin ‘Skënderbeu’ ky festival pritet të mbahet edhe në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ ku do të vendosen kamion‘ Food Truck’ për blerje të ushqimeve dhe pijeve të ndryshme.

Bizneset që duan të bëhen pjesë e këtij organizimi mund të aplikojnë nga 8 deri më 12 Nëntor në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës.

”Aktivitet i ideuar dhe organizuar nga Komuna e Prishtinës në prag të festave të fundvitit, ka për synim mbështetjen e bizneseve të vogla. Këto biznese do të kenë rastin të bëjnë shitjen e produkteve ushqimore, suvenireve dhe kartolinave punëdore në shtëpizat e drurit, të cilat do të vendosen në sheshin “Skënderbeu”. Afati për aplikim hapet më 8 deri më 12 Nëntor 2021 prej orës 08:30 – 15:00, Komuna e Prishtinës (ndërtesa e vjetër), sporteli nr.1”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës.

Kujtojmë se një festival i ngjashëm me atë të Verë n’Dimër u organizua edhe gjatë muajve të verës, korrik-gusht të quajtur ‘Akull n’Verë’, organizim ky që u bë si mundësi për t’iu ndihmuar bizneseve nga dëmet që i solli pandemia me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat