Disa lagje në Prishtinë kanë mbetur pa ujë, reagon ujësjellësi

Prishtina

Disa lagje në Prishtinë kanë mbetur pa ujë, reagon ujësjellësi

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Për shkak të punimeve të kontraktorit në rrugën “Ukshin Kovaqica” në lagjen Mati, KRU ” Prishtina” njofton se kontraktori i cili po kryen punimet për sistemin e ngrohjes, i njejti përgjatë realizimit të punimeve ka shkaktuar 3 defekte në linjën e furnizmit me ujë për këtë lagje.

“Si pasojë pa furnizim me ujë janë: rruga B deri te Royal Mall, rruga “Muharrem Fejza”, një pjesë si dhe rruga “Holger Petersen” në drejtim të Prishtina e re.

Si pasojë e kontraktorëve të tillë tërësisht të papërgjegjshëm jemi duke u përballë me probleme të tilla ku më shumë se çdokujt po u krijon vështirësi konsumatorëve të KRU” Prishtina” sh.a.

U kërkojmë ndjesë konsumatorëve të zonës, me theks të veçantë rrugës ” Muharrem Fejza” të cilëve po u shfaqen probleme të natyrave të tilla, krejtësisht nga puna e papërgjegjshme e kontraktorëve të institucioneve të tjera”, thuhet në reagimin e ujësjellësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat