Shpend Ahmeti: S’ka cep në Prishtinë ku nuk kemi lanë shenjë

Prishtina

Shpend Ahmeti: S’ka cep në Prishtinë ku nuk kemi lanë shenjë

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 19:52
Shpend Ahmeti

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sa ishte i ftuar në “Ju flet Prishtina”, ka folur për punën e tij në dy mandate sa ishte kryetar i kësaj komune.

Ahmeti ndër të tjera tha se në çdo pjesë të Prishtinës ka pasur intervenime dhe zgjidhje të problemeve për qytetarët.

“S’ka cep në Prishtinë ku nuk kemi lanë shenjë”, ka thënë Ahmeti.

“S’jam njeri që dal me ngjitë një gozhdë e me shitë për urë”, ka vazhduar ai.

Ahmeti tregoi edhe për projektet e radhës që kanë mbetur për t’u përmbushur, ndër to salla koncertuale e cila sipas tij i është besuar një kompanie japoneze, salla e sporteve ku ka fituar një kompani sllovene. Ai po ashtu përmendi ndërtimin e tregut i cili do të kushtojë mbi tre milionë euro, matësit e termokosit, që sipas Ahmetit qytetarët do të kenë mundësi të paguajnë aq sa shpenzojnë dhe një milion euro për zgjerimin e termokosit.

“75 milionë euro për panele solare, krejt ideja është që brenda pesë viteve problemi me ndotje të përfundojë”, ka shtuar ai.

Ai u shpreh optimist që deri në vitin 2025 të gjithë qytetarët e Prishtinës do të jenë të kyçur në termokos.

Ai të arriturat e tij si kryetar tha se janë të shumta, nga digjitalizimi në shkolla

“Ne e kemi hapë çerdhen e parë në fshat, në Besi…Jemi komuna e parë që kemi reagu ma se miri në pandemi, ku kemi nda ka 500-800 euro për bizneset… Një prind mundet me hi me i këqyrë notat e fëmijës në mënyrë digjitale… Dy kuzhina popullore janë… 150 shujta në ditë i ndajmë për të varfërit, nuk shkojmë kamerë aty”, ka theksuar Ahmeti.

Ai tha se në vitin 2018 nuk kishte pasur shumë përkrahje për shkak të ndarjes nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Problemet janë të ndryshme në mandatin e parë unë s’kam pasë shumicë në kuvend, në vitin 2018 kemi pasë problem me Vetëvendosjen, përkrahja në asamble ka qenë ma e madhe e në publik më e vogël”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq për atë se cka do të bëjë kur do ta lëshojë këtë post, Ahmeti tha se nuk do të merret me politikë.

“S’kam nevojë të kallëzoj me çka do të merrem, çka s’do të merrem me politikë, do të pushoj e pastaj kemi disa oferta që do të vendosim se çka boj”, ka përfunduar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat