Në disa lagje të Prishtinës ndalet pa paralajmërim rryma, KEDS del me sqarim

Prishtina

Në disa lagje të Prishtinës ndalet pa paralajmërim rryma, KEDS del me sqarim

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 15:20
Ilustrim

KEDS ka dhënë detaje për ndërprerjen e pa paralajmëruar të rrymës në disa lagje të Prishtinës.

Sipas KEDS-it, ndërprerja e shkurtër e energjisë që ndodhi në Prishtinë ishte si pasojë e një defekti në nënstacionin e KOSTT 110/10 kV, Prishtina 6.

“KEDS informon publikun se ndërprerja e shkurtër që ndodhi para pak minutash në disa lagje të Prishtinës ishte si pasojë e një defekti të paraqitur në nënstacionin e KOSTT dhe tashmë furnizimi me energji elektrike ka filluar të rikthehet të konsumatorët e afektuar”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ndërprerja e shkurtër e energjisë që ndodhi në Prishtinë ishte si pasojë e një defekti në nënstacionin e KOSTT 110/10 kV, Prishtina 6

KEDS informon publikun se ndërprerja e shkurtër që ndodhi para pak minutash në disa lagje të Prishtinës ishte si pasojë e një defekti të paraqitur në nënstacionin e KOSTT dhe tashmë furnizimi me energji elektrike ka filluar të rikthehet të konsumatorët e afektuar.

Për informata shtesë, ju lutem të kontaktoni KOSTT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat