Qytetarëve u kthehet terri dhe i ftohti, në Prishtinë lagje të tëra pa rrymë

Prishtina

Qytetarëve u kthehet terri dhe i ftohti, në Prishtinë lagje të tëra pa rrymë

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Ashtu sic është paralajmëruar, pas më shumë se një dekade në Republikën e Kosovës janë rikthyer reduktimet e energjisë elektrike.

Kompania e shpërndarjes së energjisë në Kosovë (KEDS) njoftoi se nga sot se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në mbarë vendin, si pasojë e prodhimit të ulët vendor dhe çmimeve të larta të importit të energjisë.

Raportohet se reduktimet vetëm kanë filluar në disa prej lagjeve kryesore të kryeqytetit.

Në momentin që po raportohet ky lajm, kafenetë afër sheshit kanë mbetur pa energji elektrike, së bashku me lagjet Ulpiana, Dragodan e Veternik ku rryma është ndërprerë para më shumë se dy orëve.

Raportohet se rryma është ndalur nëpër disa kafene, e qytetarët kanë lëshuar dritat e telefonave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat