Gjykata Themelore në Prishtinë shpall aktgjykimin kundër shtatë të akuzuarve

Prishtina

Gjykata Themelore në Prishtinë shpall aktgjykimin kundër shtatë të akuzuarve

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 17:30
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër shtatë të akuzuarve SH.XH, V.V, G.H, F.C, I.R, G.Z dhe H.H. për veprat penale keqpërdorim seksual dhe nxitje e akteve seksuale.

Sh.XH. është dënuar me 4 vjet e gjysmë burg për veprat penale keqpërdorim seksual dhe nxitja e akteve seksuale. V.V. është dënuar me 4 vjet burg për veprat penale keqpërdorim seksual dhe shtytja në ndërprerjen e shtatzënisë.

G.H. është dënuar me 2 vjet burg për veprat penale keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin, ndërsa F.C. me dy vjet burg me kusht.

I.R. është dënuar me dy vjet burg me kusht, ndërsa G. Z. lirohet nga akuza për veprën penale frikësimi.

Ndaj të akuzuarit H.H., gjykata ka marrë aktgjykim refuzues për veprën penale keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat