Semaforët nuk punojnë shkaku i ndërprerjes së rrymës, krijohet tollovi në qendër të Prishtinës

Prishtina

Semaforët nuk punojnë shkaku i ndërprerjes së rrymës, krijohet tollovi në qendër të Prishtinës

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 08:53
Tollovi në qendër të Prishtinës

Ndërprerja e rrymës në kryeqytet ka shkaktuar tollovi dhe bllokim të rrugëve në qendër, konkretisht të Katedralja “Nënë Tereza”.

Udhëkryqi në këtë pjesë është bllokuar totalisht dhe është pamundësuar qarkullimi.

Gjendje e njejtë është edhe te semaforat te konviktet.

Ndryshe, nga e mërkura, Kosovës i janë kthyer reduktimet me energji elektrike.

Sipas KEDS’it, reduktimet do të ishin vetëm për dy orë, por qytetarët po ankohen se po zgjasin më shumë se aq.

Image
Tollovi në qendër të Prishtinës
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat