Numri i rasteve aktive me COVID në Prishtinë

Prishtina

Numri i rasteve aktive me COVID në Prishtinë

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 11:52
Pamje nga Prishtina

30 mijë e 97 raste me COVID-19 janë aktive në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Komuna e Prishtinës prinë për nga numri më i madh i rasteve aktive me virus. Kjo komunë ka 7 mijë e 66 raste aktive.

Pas Prishtinës, për nga numri më i madh i rasteve të reja prinë Komuna e Pejës me 2 mijë e 626 raste, pastaj ajo e  Gjilanit me 2 mijë e 140, Prizrenit 1 mijë e 925 dhe Ferizajt 1 mijë e 615.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka bërë të ditur se 3 mijë e 37 viktima janë regjistruar në Kosovë që nga fillimi i pandemisë nga COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat