Banorët e tri lagjeve protestojnë kundër “Prishtina Parking”: S’lejojmë të na i marrin veturat

Prishtina

Banorët e tri lagjeve protestojnë kundër “Prishtina Parking”: S’lejojmë të na i marrin veturat

Më: 18 mars 2022 Në ora: 12:56
Protesta

Përfaqësuesit e lagjes “Lakrishtë”, “Qendra”, dhe “Bregu i Diellit” kanë protestuar të premten para objektit të Komunës së Prishtinës për të kundërshtuar “Prishtina Parking”.

Ata kërkuan nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama që të ndërmarr masa ndaj kësaj ndërmarrje meqë që siç thonë kanë vendosur laurat pa i pyetur. Po ashtu ata u ankuan se po ua marrin makinat përkundër që ligjërisht nuk kanë autoritet.

Hasani: Kemi dalë të kundërshtojmë “Prishtina Parking”

“Kemi dal me disa përfaqësues, jo me banorë me kundërshtua vendimin e ‘Parking Prishtina’ sepse janë shumë të padrejtë gjërat që janë duke ju ndodhur banoreve në veçanti banorëve rezidence. Përkundrazi nuk e fajësoj aspak kryetarin Përparim Rama sepse është një qeverisje e re, asamble e re që na besojmë shumë në ta[...]ky problem që po ndodh ka ndodhur pikërisht prej ish-qeverisjes së kaluar që nuk ka dashur të marr për baze kërkesat e banorëve të zonës ‘Qendër’. I ftoj asamblenë komunale sot në piken e rendit të ditës me vendos pikën e “Parking Prishtina” sepse banoret nuk do të ndalen se protestuari deri në instancat me të larta ne nuk do të ndalemi”, tha ajo.

Jah Balaj banor i lagjes Lakërishtë thotë se në çdo forme do mundohen ta ndalojnë këtë të padrejtë që po ju behet dhe se “Parking Prishtina nuk mund t’ua marrin makinat sepse është e jashtëligjshme.

Balaj: “Prishtina Parking” nuk mund të na i marrë makinat, nuk ka autoritet ligjor

“Ne kemi kundërshtuar një rregullore që është e kundërligjshme është në kundërshtim të plotë me ligjin mbi trafikun rrugorë dhe ligjin e policisë dhe ligjin e bashkëpronësisë. Ligjin e trafikut rrugorë në këtë ligj veç policia e Kosovës janë autoritet që munden me ndërmarr masa ndaj qytetarëve për trafik, ndalje, vozitje për çdo gjë vetëm këta mundem me dhanë gjoba munden me blloku kerre nëse është nevoja[...]Ne do t’i mbrojmë makinat tona në çdo formë dhe me çdo mjet. Përveç që vjen policia me i marrë atëherë e diskutojmë, ‘Prishtina Parking’ nuk mund të na i marrë makinat se nuk ka autoritet ligjor”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat