Testim për unazë| Shtatë rrugë në kryeqytet do të funksionojnë si njëkahëshe gjatë fundjavës

Prishtina

Testim për unazë| Shtatë rrugë në kryeqytet do të funksionojnë si njëkahëshe gjatë fundjavës

Më: 21 prill 2022 Në ora: 17:55
Rrugët në Prishtinë

Të shtunën dhe të dielën disa rrugë do të funksionojnë si rrugë njëkahëshe.

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të testohet shndërrimi i të gjitha unazave qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet,.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Të shtunën më 23 prill dhe të dielën më 24 prill, do ta testojmë shndërrimin e gjithë unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Do të funksionojnë, gjatë kësaj fundjave, krejtësisht si rrugë njëkahëshe:

– Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës

– Rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.

– Rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE

– Rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore

– Rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit

– Rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales

– Rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve.

Lëvizja e trafikut nëpër unazën e mësipërme do të jetë njëkahëshe në të gjitha korsitë dhe krahët e rrugëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat