Rama: Shumë shpejt prishtinasve do t’u mundësohet ta vrojtojnë qiellin

Prishtina

Rama: Shumë shpejt prishtinasve do t’u mundësohet ta vrojtojnë qiellin

Më: 21 prill 2022 Në ora: 18:40
Përparim Rama, pas vizitës që bëri në Observatorin e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas vizitës që bëri në Observatorin e Prishtinës për vrojtime qiellore me teleskopë dhe pajisje astronomike, ka njoftuar se kanë ofruar mbështetje për ta rivënë në funksion këtë qendër astronomike për qytetarët.

“Jemi duke mbështetur Astronomy Club of Kosova për ta hapë dhe për ta rifunksionalizu këtë qendër astronomike e cila ndodhet në zemër të Prishtinës.

Do të shfrytëzohet për vrojtime qiellore, trajnime për edukim joformal dhe ngjarje të ndryshme astronomike nga të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Rama tha se janë përkushtuar që ta shndërrojnë kryeqytetin në qendër kulturore e shkencore sa më atraktive për të gjithë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat