​Disa ditë pa energji elektrike në lagjen e Muhaxherëve, telashe të mëdha banorëve dhe bizneseve

Prishtina

​Disa ditë pa energji elektrike në lagjen e Muhaxherëve, telashe të mëdha banorëve dhe bizneseve

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Tash e disa ditë banorët e lagjes së Muhaxherëve në Prishtinë po ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike. Reduktimet janë që nga mëngjesi e deri në mbrëmje, gjë që për po shkaktohen telashe të gjithë banorëve por edhe bizneseve që veprojnë në këtë zonë të Prishtinës.

Në rrugët e kësaj lagje dëgjohet gjithandej zhurma e gjeneratorëve që janë ndezur si pasojë e mungesë së energjisë elektrike. E qytetarët as që janë njoftuar për këto ndërprerje të energjisë elektrike.

Veli Kajtazi nga shtypshkronja “Lena Grafik”, thotë se tash e disa ditë nuk po arrin të punojnë fare në mungesë të energjisë elektrike.

Ai thotë se nuk është i informuar për këto reduktime.

Kajtazi: Në mungesë të rrymës këto 3-4 ditë kemi mbetur pa punuar

“Ne punojmë me teknologjinë më të re e cila thjesht pa energjinë elektrike nuk funksionon, por edhe rrjeti i internetit nuk funksionon pa energjinë elektrike ka këto 3-4 ditët e fundit që kemi mbetur thuajse pa punuar asgjë në pritje për të rregulluar, a është prishje apo është çështje e ndonjë punë nëpër rrugë por ne nuk jemi të informuar, ndoshta ata nëpër ëeb faqet e tyre kanë treguar se cilat kategori apo rrugë nuk do të kenë, por ne nuk jemi të informuar”, u shpreh ai.

Mungesa e energjisë elektrike po i shkakton telashe për të ofruar shërbime edhe pronarit të lokalit “Feta Cake”, Rinor Konxheli.

Ai thotë se këto reduktime po e dëmtojnë mirëqenien e tyre.

Konxheli: Mungesa e energjisë elektrike po na shkakton telashe

“Telashe po kemi boll kur po vjen puna po na ndalin 12 orë gati çdo ditë, javën e kaluar të hënën kemi pas 12 orë nuk kemi pas rrymë, të premten 12 orë nuk kemi pas rrymë, edhe po ndalen në kohën e pauzës deri në 18:00 pasdite….jemi njoftuar për një ditë për ditët tjera jo, as për sot nuk jemi njoftuar”, u shpreh Konxheli.

Krahas bizneseve ankesa për ndërprerje të energjisë elektrike shprehën edhe banorët e lagjes së Muhaxherëve.

Bahrije Tushi thotë se për shkak të energjisë elektrike i janë dëmtuar të gjitha ushqimet që i ka pas në frigorifer.

Tushi: Të gjitha gjërat në friz më janë dëmtuar

“Dje kemi pas tërë ditën prej 10 deri në 18:00 në mbrëmje….normal që na shkakton (telashe) të gjithë frizat e gjërat çka kemi nevojë“, theksoi Tushi.

E reduktimet energjetike e kanë nervozuar edhe Atdhe Gecin.

Geci: Në mungesë të rrymës nuk po arrijë ta botoj librin

“Kam ardhur te shtypshkronja ‘Grafik’ mirëpo, mungon rryma edhe librat janë ndërprerë pres botimin e libri ditët e ardhshme”, u shpreh ai.

Lidhur me këto shqetësime ngaKompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), thonë se ndërprerja e energjisë elektrike në këtë pjesë të kryeqytetit ka qenë e planifikuar.

Margarita Rashiti nga zyra për informim në KEDS, shprehet se në këtë pjesë janë duke i zëvendësuar pajisjet e vjetra me ato të reja me qëllim të furnizimit më stabil të energjisë elektrike.

Ndërprerja e energjisë është e planifikuar për shkak të investimeve që jemi duke i bërë në këtë pjesë. Aty jemi duke i zëvendësuar pajisjet e vjetra me ato të reja, për shkak të shndërrimit të linjave nga 10kV në 20 kV. Për punime të tilla nevojitet shkyçje e planifikuar, pasi që pajisjet nuk mund të ndërrohen pa u shkyçur tensioni! Ky është projekt tejet i rëndësishëm për furnizim stabil të energjisë elektrike”, u shpreh ajo./

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat