Këto janë dallimet mes qeverisjes së Ahmetit dhe kryetarit Rama në Prishtinë – kjo është porosia!

Prishtina

Këto janë dallimet mes qeverisjes së Ahmetit dhe kryetarit Rama në Prishtinë – kjo është porosia!

Nga: M.H. Më: 19 gusht 2022 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës tashmë është në qeverisjen e kryetarit nga radhët e LDK-së, Përparim Rama.

Premtimet kanë qenë të mëdha që nga koha e fushatës dhe po vazhdojnë edhe tash gjatë kohës që është duke qeverisur.

E në lidhje me gjendjen aktuale të komunës së Prishtinës dhe vendimet që duhet të merren nga qeveria për të rregulluar infrastrukturen, lagje të ndryshme dhe natyrisht për problemet që më së shumti qytetarët përballen, ka folur për “Bota sot” asambleisti Gëzim Sveçla – Giza.

I pyetur asamblesiti për qeverisjen e Ahmetit dhe tashmë të Ramës, ai u shpreh se kur menduam se e kemi prekur fundin, me kryetarin Ahmeti, dhe se nuk ka çfarë të bëhet më keq e më dobët, erdhi zotëri Rama dhe e mohojë këtë konstatim.

Ai shpreson që kryetari Rama të reflektoj dhe të sjellë një rend të duhur në kryeqytet.

“Kur menduam se e kemi prekur fundin, me kryetarin Ahmeti, dhe se nuk ka çfarë të bëhet më keq e më dobët, erdhi zotëri Rama dhe e mohojë këtë konstatim. Natyrisht, këtu duhet bërë një dallim nga mandati i parë qeverisës i ish kryetarit Ahmeti, vitet 2013-2017, kur mendoj se ka qenë periudha kur në Prishtinë u vu rend dhe ligj, u ndal degradimi i qytetit, u rritë cilësia e shërbimeve shëndetësore dhe u rikthye shpresa për qytetarët.

Uroj e shpresoj që zotëri Rama të reflektoj dhe të ndryshon mendësinë qeverisëse, të lirohet nga ndikimet e kushtëzimet partiake, dhe të fillojë e të punojë marë e mirë.

Nuk e dua dështimin e zotit Rama. Dështimi i tij është dështim për Prishtinën, e Prishtina nuk ka kohë për dështime tjera”, u shpreh Sveçla për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat