Pamje tmerruese: Një person ndiqet nga një tufë e qenve në sheshin e Prishtinës

Prishtina

Pamje tmerruese: Një person ndiqet nga një tufë e qenve në sheshin e Prishtinës

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 08:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qentë endacakë janë shndërruar në një problem të përditshëm për banorët e Prishtinë dhe ata që punojnë në kryeqytet.

Në një video të publikuar në faqen “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, shihet teksa një djalë ndiqet nëpër shesh nga një tufë e qenve.

Komentet ishin të shumta, teksa gati secili po ka përvoja të hidhura me qentë endacakë.

Komuna e Prishtinës vazhdimisht ka qenë në qendër të kritikave për shkak të moszgjidhjes së këtij problemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat