Rama: Kuvendi le të shkojë në zgjedhje – s’tërhiqem nga projekti “arkitekti i kryeqytetit”

Prishtina

Rama: Kuvendi le të shkojë në zgjedhje – s’tërhiqem nga projekti “arkitekti i kryeqytetit”

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 17:44
Perparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, iu ka bërë me dije opozitarëve të kuvendit komunal se ai nuk do të tërhiqet nga projekti “Arkitekti i kryeqytetit”.

Kjo pasi opozita është duke e kërkuar anulimin e këtij projekti, në këmbim të votimit të buxhetit 2023.

Në një prononcim për klankosova.tv, ai ka thënë se kuvendi komunal lirisht mund të shkojë në zgjedhje, por ai nuk do të heq dorë nga ky projekt, pasi që sipas tij, është shumë i rëndësishëm për komunën.

“Nuk e anuloj projektin e Zyrës së Arkitektit në Komunë të Prishtinës veç pse e kërkon opozita për shkak se është shumë i nevojshëm”.

“Opozita nuk mund të më shantazhojë me këtë për mosvotim të buxhetit 2023. Nëse nuk e votojnë ata buxhetin për këtë arsye, atëherë kuvendi lirisht mund të shkojë në zgjedhje, por unë nuk tërhiqem nga ky projekt”, kështu ka thënë Rama pasi u vendos që të shtyhet seanca e sotme e kuvendit komunal të Prishtinës, me që opozita lëshoi seancën dhe nuk pati kuorum për vazhdimin e saj.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat