Njoftim nga Aeroporti i Prishtinës për qytetarët që kanë humbur valixhet e tyre apo gjëra të tjera

Prishtina

Njoftim nga Aeroporti i Prishtinës për qytetarët që kanë humbur valixhet e tyre apo gjëra të tjera

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” – Limak Kosovo, njofton të gjithë qytetarët të cilët kanë udhëtuar përmes këtij aeroporti se nëse kanë humbur valixhet e tyre apo gjëra të tjera dhe akoma kanë raportin nga zyra e ‘Lost and Found’ apo dokumente tjera që dëshmojnë një gjë të tillë, të lajmërohen në aeroport deri më datë 17 Nëntor 2022 për të vazhduar procedurat e identifikimit dhe tërheqjes së tyre.

Valixhet të cilat kanë mbetur në aeroport më shumë se 6 muaj dhe nëse pronarët e tyre nuk lajmërohen deri në datë 17 Nëntor 2022, atëherë këto valixhe do të jepen donacion Shoqatave Humanitare që ushtrojnë veprimtaritë e tyre në Kosovë.

Për çdo të dhënë shtesë ju lutem të kontaktoni zyrën e ‘Lost and Found’ në aeroport në numër të telefonit +383 38 501 502 1270/1271 apo përmes e-mailit në: [email protected]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat