Marrëveshja e Ramës me “Pastrimin” duket se ka dështuar, kompania nga Ferizaj mbledh mbeturinat

Prishtina

Marrëveshja e Ramës me “Pastrimin” duket se ka dështuar, kompania nga Ferizaj mbledh mbeturinat

Më: 14 mars 2023 Në ora: 18:56
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Një kompani nga komuna e Ferizajt po mbledh mbeturinat e lëna sot nëpër kryeqytet, pasi që punëtorët nga Ndërmarrja “Pastrimi” janë në grevë. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur sot se janë në negociatat për të gjetur një zgjidhje për situatën.

Duket se negociatat për momentin nuk kanë sjellë ndonjë zgjidhje, pasi që sot është parë një kompani nga një qytet tjetër duket bërë mbledhjen e mbeturinave që sot kishin mbuluar rrugët e Prishtinës.

Për negociata, Rama kishte bërë me dije sot gjatë ditës në një status në Facebook se po mundohen të arrijnë zgjidhjen më të mirë për punëtorët dhe ndërmarrjen.

Prej dje, punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, kanë hyrë në grevë. Kjo ka bërë që Prishtina dhe qytetet tjera të “mbyten” në mbeturina. Kërkesa e punëtorëve është rritja e pagave. Për çështjen e mbeturinave, sot, i pari i Prishtinës, tha se vendimi i punëtorëve të “Pastrimit” ka pasur ndikim të rëndë në pastërtinë e komunës. “Pastrimi” ka kërkuar shtrenjtimin e faturës, për çka drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu, tha se janë duke bërë analizë financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat