Zogaj: Po punojmë në sigurinë e qytetarëve të Prishtinës në të gjitha hapësirat publike

Prishtina

Zogaj: Po punojmë në sigurinë e qytetarëve të Prishtinës në të gjitha hapësirat publike

Më: 21 prill 2023 Në ora: 18:57
Alban Zogaj

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj duke folur për rastin e disa ditëve më parë, ku u lënduan dy nxënës nga energjia elektrike në njërën nga shkollat e komunës së Prishtinës, tha se si Komunë e kanë marrë rastin me seriozitetin më të lartë, teksa theksoi se po punojnë për sigurinë e gjithë qytetarëve të Prishtinës.

I ftuar në emisionin “Ditari”, Zogaj tha se pas shumë viteve për herë të parë në Komunën e Prishtinës kemi një Drejtori e cila sipas tij, mirret ekskluzivisht me sigurinë e qytetarëve të kryeqytetit.

Ka qenë një brengë e jona jemi shqetësu shumë sepse ne e marrim em seriozitet sigurinë e nxënësve në shkolla. Këtë seriozitet e kemi tregu edhe me themelimin e Drejtorisë për siguri pra ne për herë të parë në komunën e Prishtinës pas tërë këtyre viteve kemi një Drejtori e cila mirret ekskluzivisht me sigurinë e qytetarëve të kryeqytetit. Ky ka qenë një rast i izoluar, dy nxënës të shkollës janë afru afër energjisë elektrike, dhe si rezultat aty kanë pasë një aksident që për fat ka kalu mirë. Me ju thënë të drejtën ne do të marrim masa që edhe me Drejtoritë e shkollave ti bëjmë nxënësit të informohen lidhur me rreziqet që ndodhin në objektet rreth shkollës. Kjo ka qenë një trafo, me gjasë nxënësit e kanë kaluar atë vijën e kuqe ku s’kanë autorizim andaj edhe ka ndodhur aksidenti”, tha ai.

Teksa theksoi se siguria e qytetarëve të kryeqytetit në të gjitha hapësirat publike është primare.

Po punojmë në sigurinë e qytetarëve të Prishtinës në përgjithësi jo vetëm në shkolla, por në të gjitha hapësirat publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat