Pesë shkolla të reja në Prishtinë, Rama tregon lagjet ku do të ndërtohen ato

Prishtina

Pesë shkolla të reja në Prishtinë, Rama tregon lagjet ku do të ndërtohen ato

Më: 11 maj 2023 Në ora: 12:49
Përparim Rama

Përparim Rama, kryetari i Prishtinës, ka njoftuar se pesë shkolla të reja do të ndërtohet në kryeqytet.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama tregoi se së bashku me IFC – International Finance Corporation, kanë nënshkruar marrëveshjen për nisjen e ndërtimit të pesë shkollave të reja “për fëmijët tanë drejt një arsimi më cilësor”.

Ai tha se këto 5 shkolla të reja do të ndërtohen në Arbëri, Mati 1, Veternik, Kalabri dhe në lagjen e Qendrës.

‘Brenda periudhës 2 vjeçare bashkë me IFC do të ndërtojmë gjithësej 8 shkolla. Arsim cilësor.Kushte më të mira për arsimtarë dhe nxënës. Më pak trafik. Më shumë punësim”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat