Një grua sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë – merr tretman mjekësor

Prishtina

Një grua sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë – merr tretman mjekësor

Më: 22 maj 2023 Në ora: 18:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grua është kafshuar nga qentë endacakë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të hënën te Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”. Ambulanca ka arritur në vendin e ngjarjes, e lënduara ka marrë tretman mjëkësor.

Po ashtu të dielën një dyvjeçare ishte cak i sulmit nga qentë. Ajo është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Qentë endacakë vazhdojnë të jenë një ndër problemet permanente me të cilin është përballur Prishtina, por edhe qytetet e tjera në Kosovë.

Çdo natë, qytetarët që kalojnë nëpër oborrin e Universitet të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, përballen me qentë endacakë, dhe jo vetëm.

Rreziku nga ta gjendet kudo në kryeqytet.

Miliona euro janë shpenzuar nga qeveria dhe komunat e Kosovës për trajtimin e qenve endacakë, por pa ndonjë sukses.

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, kishte prezantantuar planin për trajtimin e problemit me qentë endacak, por deri me tani ende nuk ka zgjidhje konkrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat