Renovohet shtegu për ecje dhe vrapim në Taukbahqe, Rugova ka një kërkesë për qytetarët

Prishtina

Renovohet shtegu për ecje dhe vrapim në Taukbahqe, Rugova ka një kërkesë për qytetarët

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 11:37
Taukbahqe

Në parkun e lagjes Taukbahqe ka nisur renovimi i shtegut për ecje dhe vrapim.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova.

Rugova ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe bashkëpunimin e tyre deri në përfundimin e punimeve.

“Në këtë kohë, do t’ju kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj. Ju lutemi që të shmangni kalimin në zonat e punës, në mënyrë që ata të mund të punojnë me lehtësi dhe pa rrezikshmëri” ka thënë Rugova në njoftimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat