​Keqpërdorimi i pozitës zyrtare, shpallet aktgjykimi kundër 19 të akuzuarve në Prishtinë

Prishtina

​Keqpërdorimi i pozitës zyrtare, shpallet aktgjykimi kundër 19 të akuzuarve në Prishtinë

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër 19 të akuzuarve për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, 13 prej të cilëve janë dënuar gjithsej me më shumë 20 vjet burgim.

I akuzuari Z.S është dënuar me 3 vjet burg, e akuzuara B.N është dënuar me dy vjet e tre muaj, M.M. dhe J.D. janë dënuar me nga një vit e dhjetë muaj.

Të akuzuarit A.M, A.H, R.M, dhe R.K janë dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dy vite për secilin, ndërsa Z.B. dhe A.P. me nga një vit e tetë muaj. V.T. dhe B.L. janë dënuar me nga një vit e gjashtë muaj, B.M. me gjashtë muaj.

Të akuzuarve iu llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak, po ashtu të akuzuarve iu shqiptohet edhe dënim plotësues iu ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, secilit veç e veç në kohëzgjatje prej dy vjetësh, pas mbajtjes së dënimeve me burgim të shqiptuar sipas këtij aktgjykimi.

Ndërsa lirohen nga akuza të akuzuarit O.K, D.S, D.K, Z.R, B.T, LJ.V, për shkak se nga dëgjimi i dëshmitarëve dhe provave materiale të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor, nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në vazhdimësi.

Për të akuzuarit Z.S, B.N, M.M, A.M dhe A.H, gjykata ka refuzuar akuzën, për pikën e dytë të akuzës, për shkak se prokurori i shtetit është tërhequr nga akuza në shqyrtim gjyqësor, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kishin kryer veprën penale marrja e ryshfetit.

Ndërkaq për të akuzuarit O.K, R.M, D.S, D.K, J.D, Z.B dhe A.P , gjykata ka refuzuar akuzën, për pikën e katërt të akuzës, për shkak se prokurori i shtetit është tërhequr nga akuza në shqyrtim gjyqësor, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kishin kryer veprën penale marrja e ryshfetit.

Për të akuzuarit Z.R, R.K, V.T, B.T, LJ.V, B.M dhe B.L, gjykata ka refuzuar akuzën, për pikën e katërt të akuzës, për shkak se prokurori i shtetit është tërhequr nga akuza në shqyrtim gjyqësor, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kishin kryer veprën penale marrja e ryshfetit.

Ndërsa për të akuzuarin N.G. gjykata ka refuzuar akuzën, për pikën shtatë dhe tetë të akuzës, për shkak se prokurori i shtetit është tërhequr nga akuza në shqyrtim gjyqësor për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në vazhdimësi dhe veprën penale në marrja e ryshfetit në vazhdimësi.

Ndaj të akuzuarit N.G hiqet masa e dorëzanisë dhe të njëjtit i kthehet shuma prej 15.000 euro e deponuar si dorëzani në gjykatë dhe po ashtu i kthehet dhe paluajtshmëria e përcaktuar e marr si hipotekë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat