Banorët në një rrugë në Breg të Diellit mbesin pa ujë, shkak dëmtimi i gypit

Prishtina

Banorët në një rrugë në Breg të Diellit mbesin pa ujë, shkak dëmtimi i gypit

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

Banorët e rrugës “Kaçaniku” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes.

KRU “Prishtina” njofton se deri te kjo ka ardhur për shkak të shembjes së dheut në rrugën në fjalë, ku nga ndërtuesit e objekteve banesore është dëmtuar gypi i ujit.

“Pa furnizim me ujë të pijshëm mbetet kjo rrugë deri nesër 7 nëntor, e martë nga pamundësia e riparimit gjatë natës së sontme. Rrezikshmëri e lartë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat