Komuna e pakënaqur me buxhetin që i jep Qeveria – Zogaj: Kryeqyteti po neglizhohet, jetojnë rreth 400 mijë banorë

Prishtina

Komuna e pakënaqur me buxhetin që i jep Qeveria – Zogaj: Kryeqyteti po neglizhohet, jetojnë rreth 400 mijë banorë

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 08:15
Alban Zogaj

Mbi 22 për qind e buxhetit të vitit të ardhshëm do të shkojë për komunat e vendit, me pjesën më të madhe të tyre në kryeqytet, si qyteti me numrin më të madh të banorëve. Por nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, është shprehur i pakënaqur me ndarjen buxhetore, duke theksuar se kërkesat janë shumë më të mëdha.

Sfidë tjetër për autoritetet komunale është edhe neglizhenca e operatorëve ekonomik, me ç’rast dhjetëra kontrata janë shkëputur. Zogaj thekson se shkaku i kësaj, komuna e Prishtinës po dëmtohet për shkak se kërkon ritenderim të projekteve.

Duke folur për shumën e ndarë nga ekzekutivi, Zogaj thotë se tash e sa kohë Komuna e Prishtinës po neglizhohet. Për këtë, ai ka kërkuar që buxheti të rritet për shkak të numrit të madh të banorëve.

“Grandi nga Qeveria ka qenë grandi që i ndahet Prishtinës vazhdimisht pa ndonjë shtesë për kryeqytetin pra nuk ka asnjë cent shtesë përveç asaj që i ka taku si i takon me ligj ne kemi kërkuar në vazhdimësi nga Qeveria e Kosovës ta ndihmojë Kryeqytetin më shumë sepse nuk është sikur ndonjë komunë tjetër, pa dashur të bëjë ndonjë nënvlerësim por kryeqyteti është qyteti ku të gjithë marrin shërbime jetojnë për një kohë të caktuar, sipas vlerësimeve të fundit si edhe vlerësimeve të Bankës Botërore në kryeqytet jetojnë rreth 400 mijë banorë gjatë javës kjo nënkupton se Prishtina jep shërbime për shumë banorë të kryeqytetit dhe të Kosovës por duhet edhe buxheti të rritet për Kryeqytetin”, u shpreh Zogaj.

Numri dy i Prishtinës, ka folur edhe për përqindjen e investimeve kapitale këtë vit. Ai është optimist se përqindja e shpenzimeve kapitale këtë vit do të jetë më e madhe se vitin e kaluar. 

Ai thotë se këtë vit kanë thyer rekord me nënshkrime të kontratave por që u dalin probleme me sektorin privat.

“Në bazë të të dhënave ne jemi tek 30 për qind e shpenzimeve kapitale por është e njohur edhe nga viti i kaluar që shpenzimet e mëdha dhe faturat e mëdha paguhen në muajt e fundit të vitit. Kam besimin që në këtë vit do jemi shumë më mirë dhe ajo shihet deri tash por kemi pas një plan dhe vizion të arrijmë deri në 50 për qind të shpenzimeve të shpenzuara do jemi afër kjo shifre edhe pse në gjithmonë synojmë që të arrijmë efikasitet më të lartë të shpenzimeve. Ideja është që buxheti të shpenzohet dhe jo të mbesin të pa shpenzuara por ka shumë probleme në shpenzim të parasë publike, sidomos në kryeqytet. Këtë vit kemi thyer një rekord nënshkrimin e kontratave por pastaj kemi probleme kryesisht ne implementim dhe absorbim të punëve edhe në sektorin privat”, thotë Zogaj, teksa ka një shqetësim edhe me operatorët e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës. Si shkak i neglizhencës së tyre, Kryeqyteti ka shkëputur dhjetëra kontrata si pasojë e mosimplementimit projekteve. Thotë se dëmi është i madh për shkak se po kërkohet ritenderim dhe po humbet kohë.

“Këtë vit kemi pasur vërejtje tek sektori privat në implementim dhe kemi shkëputur dhjetëra kontrata me sektorin privat sepse nuk ishin në gjendje që të implementojnë kontratat, kjo bën dëm sepse edhe mbesin paratë pa u shpenzuar si edhe na kthen proceset mbrapa sepse duhet të i ritenderojmë dhe pastaj humbin kohë. Është një mori faktorësh dhe efektesh që i japin këtë rezultat që janë problemet në procesin e prokurorimit sepse këto procese zgjasin e pastaj këto ankesa zgjasin pastaj vonesat na humbin kohë, mendimi jonë ka qenë që kur ta nënshkruajmë kontratën me sektorin privat ata do vazhdojnë me punë por kjo nuk po ndodhë sepse edhe sektori privat ka problemet e veta me mungesë të personelit, të pajisjeve dhe kjo thjeshtë zvarrit punimet në teren”, ka deklaruar Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat