Ani se vendin e kanë gati, biçikletat në qytet nuk kanë ardhur akoma.
Për krejt këtë vonesë, të implementimit të projektit, që u nënshkrua 12 muaj më herët për 100 biçikletat e para, në komunë thonë se është arsyeja është digjitalizimi.
Pas 9 muajsh, kur u bënë sefte për hajër biçikletat publike në Prishtinë, nënkryetari Alban Zogaj, përmes një postimi në facebook, pati thënë se ato do të vijnë në fund të qershorit. Por sipas qeverisjes lokale, vjeshta është stina kur banorët e kryeqytetit përfundimisht do t’i shijojnë biçikletat publike. Por duke parë vonesat, opozita nuk beson se dyrrotëshet do të vijnë në shtator.
Projektin e biçikletave publike e shohin si diçka të dështuar ata që i përdorin shumë këto mjete udhëtimi e rekreacioni. Por idenë e komunës e lëvdojnë ambientalistët.
Komuna pati thënë se do të bëjë dhjetë stacione në qytet, ku në secilin prej tyre do të mund të lihen deri në 10 biçikleta. Por këto vendparkime nuk janë bërë ende të gjitha.