Dështon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës

Prishtina

Dështon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës

Më: 24 prill 2025 Në ora: 10:52
Dështon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës, po mbahet mbledhje e jashtëzakonshme, me pikën e vetme e rendit të ditës është propozim-vendimi për lënie në shqyrtim publik të projekt-dokumentit të Planit Zhvillimor Komunal për periudhën 2025-2033.

Në këtë mbledhje nuk pati kuorum në shqyrtimin e Planit Zhvillimor Komunal për periudhën 2025-2033, pasi munguan aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo seancë e jashtëzakonshme u ndërpre menjëherë pas komunikimit të mungesës së kuorumit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat