Abdixhiku nga sheshi ‘Xhorxh Bush’: Puna në Prishtinë vazhdon

Prishtina

Abdixhiku nga sheshi ‘Xhorxh Bush’: Puna në Prishtinë vazhdon

Më: 28 prill 2025 Në ora: 16:51
Lumir Abdixhiku, Perparim Rama

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se me rinisjen e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, Komuna e Prishtinës i dha përgjigje dinjitoze “bllokuesve të punës”.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se punimet  “nuk do të ndalen”.

“Bllokues në shtet. Bllokues në punë! Sot, Komuna e Prishtinës, i dha përgjigje dinjitoze bllokuesve të punës. Vazhdoj me punë! Një Komision, diku në një Ministri, me një a dy inspektorë partiak e idhnakë, vendosë të bllokojë një Kryeqytet të tanë, me arsyet e mbrojtjes së trashëgimisë. Trashëgimi ky asfallt gërmadhë?! Punimet vazhduan! Nuk do të ndalen! Ai që ka mend punën nuk ndalet. Prishtina, nuk ndalet!”.

“Të paaftit dinë vetëm bllokadë! Për tre vite rresht kanë bllokuar në vazhdimësi Sheshin George Bush për një trashëgimi, mbikalimin në Dragodan po ashtu për trashëgimi; nënkalimin te Kuvendi sërish dhe natyrisht për trashëgimi. Kanë bllokuar Rrugën A për një rast të humbur në fund në gjykatë; Unazën e Jashtme me mos aprovim të një kredie pothuajse falë; Planin Zhvillimor Komunal me interesa të përçudnuara bizneso-partiake, e tatimet vetanake me ligje anti-kushtetuese!”, tha ai.

Ai tha se “duhesh të jesh vërtet i mbrapshtë për një sjellje të tillë”.

“Duhesh të urresh shumë një qytet të tërë për ta bllokuar kaq shumë!”.

“Prishtina do të fitojë. Edhe tash, edhe në vjeshtë! Puna le të vazhdojë! Puna, do të vazhdojë! Kjo gërmadhë shpejtë do të shndërrohet në një ndër sheshet më ikonike në vend!”, shkroi Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat