Ndalen punimet në sheshin `Xhorxh Bush` në Prishtinë, reagon Rama

Prishtina

Ndalen punimet në sheshin `Xhorxh Bush` në Prishtinë, reagon Rama

Më: 29 prill 2025 Në ora: 18:08
Përparim Rama

Policia e Kosovës, duke asistuar Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore, ka ndalur punimet në sheshin “Xhorxh Bush” të martën pasdite.

Është hera e tretë që punimet për projektin 18.4 milionë euro ndalen nga organet e trashëgimisë kulturore.  

Për këtë veprim ka reaguar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama përmes Facebook-ut ju ka drejtuar qytetarëve të kryeqytetit, duke thënë se “gjysma e asfaltit qenka trashëgimi kulturore, gjysma tjetër e asfaltit jo!”.

"Me këtë arsyetim i paskan dërgu sot - për me i ndalu punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, ka thënë ai.

Komuna e Prishtinës ende nuk ka siguruar lejen nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) për projektin e sheshit “Xhorxh Bush”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat