Arrestohet 26 vjeçari në Prishtinë, ishte i kërkuar nga Gjykata për dhunim

Prishtina

Arrestohet 26 vjeçari në Prishtinë, ishte i kërkuar nga Gjykata për dhunim

Më: 8 maj 2025 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar se zyrtarët policorë të stacionit Veriu në Prishtinë e kanë arrestuar A.O. 26 vjeç.

Sipas urdhëresës së gjykatës, ai ishte i dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Dhunim”.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjykate

  Policia e Rajonit të Prishtinës, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Një nga këto operacione u  realizua nga zyrtarët policorë të stacionit Veriu në Prishtinë, të  cilët arritën  të arrestojnë personin e kërkuar:

-A.O, mashkull, 26 vjeç, i cili konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (5 vite) për veprën dhunim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat