Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur sot në Odën e Kryeqytetit kampionët e “Prishtina e Re.
Ai ka publikuar disa fotografi nga takimi, ku ka shkruar se ata sollën me vete kupën, simbolin e suksesit të tyre historik.
“Ky takim ishte më shumë se një urim: ishte një vlerësim për përkushtimin, disiplinën dhe shpirtin garues që e ngriti këtë ekip drejt Super Ligës”, ka pohuar ai.
Më tej, ai shtoi se “Jam krenar për këtë ekip që po i jep sportit të Kryeqytetit një identitet të ri, të rinisë, të mundit dhe të besimit në vetvete. Urime dhe suksese në rrugëtimin e mëtejmë”.