Mos heqja e mbeturinave përveç rrezikimit të shëndetit të qytetarëve, po e dëmton edhe imazhin e qytetit.
Përplasjet ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe ndërmarrjes Pastrimit kanë shkaktuar pasoja të cilat qytetarët mund t’i shohin çdo ditë rrugëve të kryeqytetit të shtetit që një ditë
aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Grumbulli i mbeturinave, një pamje kjo e shëmtuar, mund të shihet edhe sot në festën e Kurban-Bajramit në lagjen Kalabria në Prishtinë, raporton KosovaPress.