KRU Prishtina nis shkyçjet e borxhlinjve, ndërpritet uji për konsumatorët me mbi 3 mijë euro borxh

Prishtina

KRU Prishtina nis shkyçjet e borxhlinjve, ndërpritet uji për konsumatorët me mbi 3 mijë euro borxh

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka filluar aksionin e shkyçjes së konsumatorëve borxhlinj, të cilët kanë borxhe të akumuluara mbi shumën 3,000 euro.

Shkyçjet e para janë realizuar në rrugën “Nikollë Ivanaj” në Prishtinë, ku disa konsumatorë janë përballur me ndërprerjen e menjëhershme të shërbimit të furnizimit me ujë.

“Pa pagesë, pa ujë! Mbi 3000 euro borxh sjell shkyqjen e menjëhershme.

Vazhdojnë aksionet ditëve në vijim, -përgjegjësia është e secilit”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat