Dëmtohet kulmi i një ndërtesë te rruga “B” në Prishtinë, rrezik të bie – zjarrëfikësit e Policia në vendngjarje

Prishtina

Dëmtohet kulmi i një ndërtesë te rruga “B” në Prishtinë, rrezik të bie – zjarrëfikësit e Policia në vendngjarje

Më: 26 korrik 2025 Në ora: 20:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Për shkak të erërave të forta kulmi i një ndërtese te rruga “B” në Prishtinë është dëmtuar shumë, gjersa ekipet e zjarrëfikësve dhe Policisë janë në vendin e ngjarjes për të parë se si ta largojnë në mënyrë që të mos paraqet rrezik për qytetarët.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica në një deklaratë për media tha se është në vendngjarje për ta parë për së afërmi situatën.

“Për shkak të erërave është dëmtuar shumë kulmi i një ndërtese… Nuk ka ra, por është dëmtuar shumë.

Për shkak të rrezikut, ekipi i zjarrëfikësve, Policia janë në vendngjarje për të parë si ta largojnë për të mos rrezikuar qytetarët”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat