Reshjet gati sa nuk fundosin veturat në kryeqytet, banorët ankohen

Prishtina

Reshjet gati sa nuk fundosin veturat në kryeqytet, banorët ankohen

Më: 4 shtator 2025 Në ora: 06:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Prishtina përmbytet nga reshjet, premtimet e Ramës mbeten në ujë.

Vetura të bllokuara nëpër rrugë të mbushura me ujë, këto janë pamjet momentale pas reshjeve që po vazhdojnë në kryeqytet.

Edhe pse kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pati premtuar se skena të tilla nuk do të ndodhnin më, pamjet nga “Vrojtuesit e Lagjes” tregojnë të kundërtën.

Mandati i Ramës po shkon drejt fundit, por kanalizimet në zonat kyçe të qytetit duket se kanë mbetur të pandryshuara.

E ndaj kësaj situate banorët kanë shprehur ankesat e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat