Banorët në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë për më shumë se dy orë kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e një prishje në rrjet.
Ata pritet të mbesin pa energji elektrike edhe dy orë të tjera.
Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi i ka thënë kp-it se prishjet kanë ndodhur për shkak se janë djegur “kthinat”. Sipas tij, ekipet e KEDS-it kanë intervenuar për ta sanuar defektin por rregullimi merr pak kohë.
“Për dy orë besojmë që do të rregullohet ky defekt dhe do të rikthehet rryma”, tha ai.